Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit

Zjarre masive në Greqi dhe në Francë

Temperaturat e të nxehtit ekstrem që pritet të kapërcejnë 40 gradë Celcius pritet të fusin sërish në “kthetra” jugun e Europës.

Autoritetet kanë gati shpalljen e alarmit të kuq nga e marta në 16 qytete, kryesisht në Italinë Qëndrore.

Vala e të nxehtit në fakt ka nisur prej disa ditësh në vendet e jugut të Europës dhe në Greqi është bërë shkak rikthimin e vatrave të zjarrit. Më e reja është kjo që duket në këto filmime në perëndim të ishullit Eubea.

Zjarre edhe në krahun tjetër të gjirit të Eubesë, në rajonin e Viotisë, ndërsa harta arrin deri në Aleksandropoli, në verilindje të vendit.

Zjarret kanë përfshirë prej ditësh edhe ishujt spanjollë të kanarieve, ku deri më tani nga zonat e banuara janë evakuuar mbi 26 mijë njerëz.

Në alarm nga vala e të nxehtit janë edhe autoritetet në jug të Francës. Ngrohja globale shihet sërish si shkaktare edhe e kësaj vale të re të vapës përvëluese.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share