“Shpirt katil! Kriminel i Serbisë! Kalbu në burg” Qytetarët “masakrojnë” Naim Murselin në rrjetet sociale

Ngjarja e rëndë në Kosovë ku Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj ka tronditur mbarë opinionin publik.

Naim Murseli pranoi orët e vona të së premtes se e kishte porositur ai ekzekutimin e së shoqes. Për këtë do të paguante 30 mijë Euro Granit Plavën. Ky i fundit ishte ekzekutori. 15 mijë Euro ia dha para krimit, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pasi ishte kryer puna.

Pasi e shoqja vdiq në rrugët e Prishtinës, Murseli tha se kishin rënë pre e një grabitje dhe se ai vetë me dy fëmijët kishte shpëtuar, por Liridona, vetëm 30 vjeçe, u vra nga hajduti. Një histori e denjë për filma kur i shtohet edhe fakti se ai ishte prezent në ceremoninë mortore ku është filmuar duke përcjellë njerëzit me dorë në zemër.

Por siç e kemi shprehur edhe më herët reagimi i qytetarëve ka qenë shumë i madh. Ata kanë “masakruar” në profilin e tij në Facebook, Naim Murselin.

“Shpirt katil”, ka shkruar një person.

“Turp të kesh”, ka shkruar një tjetër.

Komentet kanë vijuar edhe më tej.

“Kriminel i keq, kalbu në burg katil”.

“Kriminel”, shkruan një tjetër.

“O kriminel i Serbisë mos na flliq flamurin, po ça bërë more qen i Serbisë, e vrave gruan, duhet me të rrjep, ndadalë, ngadalë”, shkruan një tjetër.

Komentet kanë vijuar në profilin e Murselit në Facebook ku qartësisht dallohen foto të tij me VIP-a dhe jo vetëm.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share