BUNJAMIN SHABANI – TË JEMI SA MË TË PËRGATITUR PËR KAMPIONATIN
Kampioni aktual i Maqedonisë Veriut në futboll, Struga Trim Lum vijon përgatitjet e fazes kryesore në Antalia të Turqisë ku krahas seancave të rregullta stërvitore dhe dhe ndeshjeve kontrolluese do të kërkojë të ndërtojë fizionominë që kërkon strategu Shpëtim Duro.
Struganët së fundni kanë zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese kundër ekipit nga Polonia, Arka Gdynia, që ka përfunduar me barazim 1-1. Trajneri Shpëtim Duro ka komentuar përgatitjet e deritanishme në tokën turke.
“Kemi mbaruar javën e parë këtu në Antalia, sigurishtë se nëpërgjithësi jam i kënaqur me punë, sidomos këtu janë kushtet jashtëzakonishtë të mira nga akumodimi por edhe të përditshmërisë. Skuadra po përgatitet mirë dhe si përfundim jam shumë i kënaqur deri në këtë moment me punën e skuadrës” – tha Shpëtim Duro, trajner i KF Shkëndija.
Edhe kapiteni i skuadrës kampione Bunjamin Shabani shprehet i kënaqur me punën , kushtet dhe sidomos atmosferën në grup.
“Normalisht jemi të kënaqur me fazën përgatitore në Antalia. Ekipi është duke e marrë ato ngarkesa që duhet përmes stervitjeve dhe ndeshjeve të bëjmë at që e kërkon stafi teknik. Është mirë që grupi i lojtarëve është i gatshëm që nëprmjet ndeshjeve të kapim formën dhe të jemi sa më të përgatitur për kampionat” – tha Shabani.
Deri në fund të përgatitjeve në Antalia, Struga Trim Lum do të zhvillon edhe dy ndeshje kontrolluese me FC LKS Lodz nga Polonia dhe kundër FC Chernomorets Odesa nga Ukraina. /KlanMacedonia/