NBA: Denver rrugëton fuqishëm në stilin e kampionit të vërtet

Tre fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu I gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e tretë të Konferencës Perëndim, në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku skuadra favorite vazhdojnë rrugëtimin e tyre sipas planit.

Në ndeshjete mëngjesit të sotëm në cilësinë e vendasit ka zhgënjyer Milwaukee u mund 127-110 në fushën e saj nga Atlanta. Te vendasit më efikas si gjithmonë ishte Antetokounmpo I cili trealizoi 26 pikë, ndërsa te Atlanta tetë lojtarë shënuan mbi 10 pikë

Zgënjimi tjetër është disfata e Lakers nga Sakramento në kohën shtesë 132-127. Te vendasit më efikas ishin Fox me 37 pikë e Monk me 22 pikë, ndërsa te Lakers më efikas ishin Davis me 30 pikë, James me 27 e Prince me 20 pikë.

Oklahoma pësoi para tifozëve vendas nga Denver, 95-128, Për Denver ishte kjo fitorja e tretë radhazi në kampionatin e ri. Më efikas ishte Nikolla Jokiq, autor i 28 pikëve e 14 kërcimeve. Clippers mundi San Antonion me rezultat 123-83 , ku më efikas ishte Leonard me 21 pikë të realizuara. Golden State Warriors korri fitore në përballjen me Houston me rezultatin 106-95. Më efikas te skuadra fituese ishtyen Curry me 24 pikë.

Rezultatet e sotme:

Oklahoma – Denver, 95-128

Houston – Golden State, 95-106

Milwaukee – Atlanta, 110-127

Philadelphia – Portland, 126-98

Clippers – San Antonio, 123-83

Sacramento – Lakers, 132-127

Lexo gjithashtu
Total
0
Share