Shpëtim Duro: Fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme

Fitorja kundër Voska Sport në transfertë, për kampionin në fuqi të Maqedonisë së Veriut ishte e pesta sezonale, ndërsa e katërta e njëpasnjëshme me çka vetëm me gjashtë ndeshje të zhvilluara ka të grumbulluara 15 pikë dhe ngjitet në pozitën e dytë, menjëherë pas Shkëndijës që ka 16 pikë me shtatë ndeshje të zhvilluara.

Pas ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër ku ekipi i strugan shënoi fitore 1-0 me një gol të shënuar nga Marjan Radevski në minutën e 86-të, trajneri Shpëtim Duro, i kënaqur me fitoren dhe tri pikët, për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar.

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Ashtu ishte edhe sot kundër Voska Sport, ndaj së cilës skuadër arritëm fitoren. Fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme do të kisha thënë. Në 20 minutat e fundit kërkuam me insistim golin, i cili erdhi sidomos pas ndërrimeve dhe aktivizimit të Mentor Mazrekajt, i cili i dha më shumë larmi sulmit” – u shpreh Shpëtim Duro pas përfundimit të ndeshjes.

Struga Trim Lum të dielën në Çair zhvillon derbin me FC Shkupin , në kuadër të xhiros së 9-të, ndërsa të mërkurën në Tetovë, zhvillon ndeshjen e mbetura nga java e dytë e kampionatit me Shkëndijën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share