Intervista/ Flet kampioni në Kickbox Besart Aliu: Ambiciet e mia janë të vazhdoj të punoj më shumë

Ka pak vite që është bë pjesë e Kickbox-it pasiqë më herët është marrë me futboll. Besart Aliu deri më tani ka pasur shumë sukses dhe me të njejtin ritëm do të vazhdojë edhe më tej. Në një intervistë për Klan Macedonia, kickbox-eri Aliu tregon shumë gjëra mbi veten. Një familjar i përkushtuar, i guximshëm, sfidues dhe kampion, e lexojmë bashkë intervistën.

Ka vite që mereni me boks, si ishte në fillim?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Unë më parë kam qenë futbolist e ndërkohë kam ushtruar nganjëherë te vëllau im edhe ai më ka motivuer se unë kam një talent për Kickbox dhe para tre viteve e kam lënë futbollin dhe fillova me Kickbox.

Kush ishin trainerët e parë dhe ato që filluan zejen e boksit që ti e mësove më së pari?

Me vëllaun tim që është kampion bote 4 herë edhe e ka shkollën e Kickboxit.

Qysh në fillim të karierës suaj u pa që jeni me të vërtet talent i madh ku në konkurrencë je më i miri, sa here je boksuar për kampion deri më tani?

Unë kam 21 luftra, 19 fitore, 12 me knockout, jam kampion bote 2 here edhe 1 herë i Europës edhe shumë tituj tjerë internacional.

Sa e ke pas ndihmën e bokserëve tjerë deri më tani?

Nga askush, vetëm nga vëllau dhe babai.

Në Gjermani si u integrove sa i përket boksit ?

Shumë mirë sepse tashmë kam bërë emër në Gjermani.

Cili është klubi juaj atje?

Chorakee Gym ne Trier (Gjermani).

Si ishte viti i kaluar në boks dhe cilat janë planet për këtë vit?

Viti i kaluar ishte me shumë sukses, ku fitova 6 luftra dhe u bëra kampion europian dhe botërorë.

Si po ju duket boksi profesionist, ku e shihni dallimin nga fillimi deri më tani?

Kickbox profesional dëshiron shumë punë dhe duhet me qenë gjithmonë i përgatitur mentalisht, psiqikisht dhe me qenë në top formë./tvklan.mk/

Keni shënuar shumë fitore, a keni ndonjë strategji për vazhdimin e karierës suaj?

Ambiciet e mia janë të vazhdoj të punoj më shumë dhe qëllimi im është të arrijë kulmin e Kickboxit.

Kur mund të presim duelin tënd të rradhës?

Më së voni gjatë muajt korrik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share