Shpërthimi masiv në qendër të qytetit ngre në ajër makinat

Një shpërthim masiv shkatërroi një rrugë në qendër të Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Shpërthimi ndodhi të mërkurën dhe nga ngjarja humbi jetën një person, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Pamjet e sigurisë nga një ndërtesë pranë shpërthimit tregojnë momentin kur ai ndodh, duke ngritur në ajër automjetet dhe duke krijuar një të çarë gjigande në rrugë, ndërsa këmbësorët vrapojnë të frikësuar.

Dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar si pasojë e një tubacioni nëntokësor gazi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share