Gjermania, Danimarka dhe Holanda dërgojnë të paktën 100 tanke Leopard 1 në Ukrainë

Gjermania, Danimarka dhe Holanda sot bënë të ditur se do t’i dorëzojnë Ukrainës të paktën 100 tanke luftarake të riparurara “Lepard 1”, raporton Beta.

Ministrat e Mbrojtjes të Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës në një deklaratë të përbashkët deklaruan se dorëzimi i tankeve më të vjetra “Leopard 1” është pjesë e përpjekjeve për “mbështetje të Ukrainës në përpjekjet e saj për të kundërshtuar agresionin rus”.

“Kjo dukshëm do ta rrisë potencialin ushtarak të Ukrainës për vendosjen e integritetir territorial të dëmtuar”, deklaruan ministrat e tre vendeve-anëtare të NATO-s.

Ata shtojnë se tanket do të dorëzohen “muajve të ardhshëm” dhe se dorëzimi do të  shoqërohet me mbështetje logjistike dhe trajnime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share