Shpërthim i madh në një fabrikë në Turqi, raportohet se janë lënduar të paktën 20 persona

Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi ,ku raportohet se janë lënduar të paktën 20 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, duke vështirësuar edhe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 22 persona, dy prej të cilëve të intubuar.

Një punëtor i bllokuar u shpëtua. Kontrollet po vazhdojnë për të konfirmuar se askush tjetër nuk është brenda fabrikës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share