Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës

Një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Klan Kosova.

“Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share