Shpërthen tubi me ujë të nxehtë në Moskë, 4 persona humbin jetën

Disa të tjerë mbetën të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të shtunën pasi një tub uji i nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në perëndim të Moskës.

Kryebashkiaku i Moskës tha se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se ishin dërguar me urgjencë në spital.

Pamjet video treguan përmbytje në të gjithë ndërtesën dhe avull që dilte prej saj.

Tv Klan


Lexo gjithashtu
Total
0
Share