Shpërthen festa në orën 03:30 të mëngjesit në Australi (VIDEO)

Reprezentacioni i Australisë siguroi plasmanin në të tetën e finales në Kampionatin Botëror në Katar, pasi triumfit 1 me 0 kundër Danimarkës.

Nëpër internet janë paraqitur xhirime të tifozëve të Australisë të cilët, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kishin filluar të festojnë plasmanin në mesin e 16 më të mirëve.

Plasmani në fazën tjetër ka sjellë eufori të vërtetë, kurse në Australi janë xhiruar skena të pabesueshme në orën 03.30 të mëngjesit sipas kohës lokale, kurse festa ka zgjatur deri në orët e mëngjesit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rrugët e qyteteve më të mëdha australiane janë “pushtuar” nga tifozët, të cilët pas fishkëllimës së fundit të referit Mustafa Goral, nisën festën e madhe me fishekzjarre dhe rekuizita tjera të tifozëve.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share