Gjendet kinezi i mbijetuar 17 ditë pas tërmetit në Kinë

Gan Yum, i cili humbi në male për 17 ditë pas një tërmeti në Kinën jugperëndimore është shpëtuar.

Tërmeti me magnitudë 6.6 goditi provincën Sichuan më 5 Shtator, duke vrarë 93 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 400.

Gan Yu qëndroi prapa për të ndihmuar të tjerët në hidrocentralin ku ishte në detyrë, por më pas teksa u përpoq që të shpëtonte veten, kishte lëvizur në një terren të ashpër dhe kishte humbur syzet. Ai u gjet gjallë, por i plagosur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gan dhe kolegu i tij Luo Yong qëndruan prapa në hidrocentralin Wandong më 5 Shtator për të ju dhënë ndihmën e parë kolegëve të plagosur dhe për të ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve. Më pas, ata u përpoqën të largoheshin, duke ecur për rreth 20 km (12 milje) në malet përreth uzinës.

Teksa ekipet e shpëtimit po kërkonin në zonë për të mbijetuar, 2 kolegët u përpoqën që të sinjalizonin për ndihmë, por pa sukses.

Më në fund Luo shkoi të kërkonte ndihmë, duke e lënë Gan të shtrirë në një shtrat të improvizuar me myshk dhe gjethe bambuje dhe disa fruta të egra dhe kërcell bambuje për të ngrënë. Luo u gjet më 8 Shtator pasi përdori një zjarr për të tërhequr vëmendjen e shpëtimtarëve. Por në kohën kur streha e kolegut të tij u gjet 3 ditë më vonë, Gan nuk ishte më atje.

Ekipet e shpëtimit zbuluan vetëm veshje dhe besuan se ai mund të kishte vdekur nga hipotermia.

Këtë javë një fermer që jeton pranë uzinës iu bashkua kërkimit, duke përdorur njohuritë e tij lokale. Pas disa orësh ai dëgjoi të qarat e Gan dhe e gjeti atë nën pemë. Ekipet e shpëtimit arritën më vonë në vendngjarje dhe e dërguan Gan në një spital, ku mori trajtimin e duhur mjekësor./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share