Shpërthen dhuna në Greqi pas plagosjes së një adoleshenti rom

16-vjeçari është në gjendje të rëndë ndërsa oficeri u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje dhe u pezullua nga detyra

Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në qytetin e dytë më të madh të Greqisë pasi policia plagosi një adoleshent rom, pasi ai dyshohet se mbushi automjetin e tij në një pikë karburanti dhe u largua pa paguar. Oficerët e një patrulle ndoqën djalin, i cili po ngiste një kamionçinë, pasi autoritetet ishin lajmëruar nga një punonjës i karburantit për një faturë të papaguar prej 20 €.

16-vjeçari u dërgua në spital dhe për shkak të plagëve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Oficeri që dyshohet se e qëlloi në kokë u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje dhe u pezullua nga detyra. Rreth 1,500 njerëz morën pjesë në një proteste të organizuar nga grupet e majta dhe anarkiste në qendër të Selanikut. Disa thyen xhamat e dyqaneve dhe hodhën molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata .

Para asaj proteste, rreth njëqind burra romë ngritën barrikada duke bllokuar një rrugë kryesore jashtë spitalit ku po trajtohej djali dhe i vunë zjarrin kazanëve. Disa qindra njerëz morën gjithashtu pjesë në një marshim paqësor proteste në qendër të Athinës për incidentin. Demonstruesit në kryeqytetin e Greqisë pankarta në duar ku shkruhej: “Ata i qëlluan sepse ishin romë”.

Anëtarët e komunitetit rom në Greqi dhe aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë shpesh autoritetet greke për diskriminim. Disa burra romë janë qëlluar ose plagosur për vdekje gjatë viteve të fundit gjatë konfrontimeve me policinë, ndërsa dyshohet se kërkonin t’i shmangeshin arrestimit për shkelje të ligjit.

Të shtënat ndodhën në prag të protestave vjetore që u mbajtën në qytetet greke për të shënuar vrasjen fatale të 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos në Athinë në 2008, vdekja e të cilit shkaktoi trazira të gjera që zgjatën për disa javë. Protestat e përvjetorit të mbajtura që nga të shtënat kanë çuar shpesh në përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share