Shpërthen bombola e gazit në katin e 9 të një pallati në Tiranë

Një shpërthim ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në një pallat në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në një apartament, në katin e 9 të një pallati që ndodhet në zonën e Selitës, e që ishte marrë me qira nga një grua.

Shkak për ngjarjen, sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet të jetë bërë një bombol gazi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share