Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) – Shpenzimet minimale të një familjeje në korrik kanë qenë 60.570 denarë dhe në krahasim me qershorin janë rritur për 245 denarë, publikoi sot Lidhja e sindikatës së Maqedonisë.
Sipas metodologjisë së re të llogaritjes së shportës sindikale, me banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet rriten në 75.945 denarë.
Zakonisht, më së shumti para nevojiten për ushqim, për çka në korrik për nevojat elementare kanë qenë të nevojshme 22.008 denarë, ndërsa për shpenzime të regjisë 6.014 denarë.