Greqi: Ekzekutim mafioz i një shtetasi të RMV-së, një tjetër i plagosur!

Autorët persona të maskuar me motoçikleta

Katër viktima dhe dy të plagosur rëndë në vetëm pesë muaj është bilanci i deritanishëm i qërim hesapeve mes grupeve kriminale në Shkup, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më 6 mars, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci. Tre muaj më vonë, vdekjen në Prishtinë e gjeti Blerim Daci, për të cilin mediat e Kosovës shkruanin se është i implikuar në vrasjen e dy personave në Çarshi të Shkupit.

E mbrëmë rreth orës 3:30 të mëngjesit, sipas mediave greke, dy persona të maskuar dhe me motoçikleta ekzekutuan Orhan Bajramin – Okin. Rëndë i plagosur mbeti edhe miku i tij, Sead Slezoviq.

Rastin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Pas informacionit për vrasjen në Halkidiki të Greqisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar institucionet kompetente, përkatësisht policinë në Selanik dhe prej aty është konfirmuar se në Sani Villas të Haniotit, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Të dy personat janë dërguar urgjent në spitalin e përgjithshëm të Halkidikit, ku njëri nga plagët e rënda ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri u transportua në një spital tjetër- në Poligiros për t`u kuruar më tutje”
, thonë nga MPJ.

Mediat greke, siç percjell KlanM, shkruajnë se autorët kanë gjuajtur 20 plumba drejt viktimave. E po spekulohet se vrasësit nuk janë shtetas grek dhe se tanimë mund të jenë larguar nga Greqia, sic thuhet, në drejtim të Bullgarisë apo Maqedonisë së Veriut.

Vrasjes së fundit i paraprinë shumë vrasje tjera që nisën që nga viti 2013, e që janë të lidhura kryesisht me rivalitetin mes dy grupeve në Shkup. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share