Shpenzimet e çmendura të Chelsea

Pas blerjes nga Todd Boehly, blutë e Londrës kanë shpenzuar në total 906 milion paundë në Merkato

Pronari i ri i Çelsit, Todd Boehly është shumë afër arritjes së shifres 1 miliardë paund shpenzime për transferimet e futbollistëve.

Amerikani bleu “blutë” e Londrës për 4.25 miliardë paund në Maj të 2022-it dhe nuk humbi kohë, duke befasuar në merkato, raporton tabloidi “The Sun”.

Nëntë futbollistë nënshkruan kontrata në “Stamford Bridge” me tetë yje të tjerë që mbërritën në Londrën Perëndimore në janar.

Dhe shpenzimet e çmendura duket se nuk do të ndalen, ndërsa në këtë merkato verore janë afruar nëntë lojtarë.

Më i fundit është Moises Caicedo, për të cilin blutë paguan 115 mln paund te Braitoni, duke vendosur rekord të ri në Britani.

Kjo theu rekordin e londinezëve të mëparshëm të vendosur në Janar, kur ata paguan 106 mln paund për Enzo Fernandez.

Pjesë e Chelsea pritet që të bëhet edhe Romeo Lavia, i cili refuzoi kalimin për te Liverpool për shumën e 50 milionë paundëve.

Por, klubi ka gjeneruar 1.2 miliardë paund në shitjet e lojtarëve që nga viti 2013-14, duke përfshirë edhe 208 milionë këtë sezon me largimet e Mateo Kovacic, Kai Havertz dhe Meson Mount.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share