Shoqërohet në polici banori i “Big Brother Vip Albania”

Policia ka arrestuar Liam Osmanin, pasi kishte hyrë mbrëmë (e shtunë) në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Ai në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Tutje në njoftim thuhet: Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share