Shoferi 85 vjeçar nga Tetova, goditi këmbësorin dhe u largua / Shoqërohet në stacion nga policia

Policia e Tetovës ka shoqëruar në stacion një 85 vjeçar nga rrethina e Tetovës, i cili më herët kishte goditur me veturën e tij një këmbësor. Pasi e kishte goditur, shoferi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrejnë padi përkatëse, përcjell Klan Maqedoni.

“Me datë 15.11.2022 në ora 16.10 në Sllatinë të Tetovës, nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë është ndaluar 85-vjeçari N.S, i cili paraprakisht me veturë motorike “Audi” me targa të Tetovës në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ka goditur këmbësorin R.I(62) nga Tetova dhe është larguar nga vendi. Me këtë, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share