Publikoi në Tik-Tok: Tetë ditë paraburgim për mjekun anesteziolog nga Tetova

DËRGOHET NË BURGUN E SHKUPIT PËR TË VUAJTUR PARABURGIMIN

Me propozim të Prokurorisë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, është caktuar masa e paraburgimit prej 8 ditëve për mjekun 43-vjeçar anesteziolog nga rrethi i Tetovës i cili në rrjetet sociale nga reparti i gjinekologjisë kishte xhiruar dhe emetuar LIVE pacientë dhe personel mjekësor.

Paraburgimi erdhi si rezultat pasi PTHP-Tetovë ngriti procedurë kundër të akuzuarit për veprat penale “veprim jo i përgjegjshëm në shërbim”, si dhe “xhirim të pautorizuar” sipas nenit 152 paragrafi 2 të Kodit Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më 15 Prill 2023 gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore – Tetovë, 43-vjeçarit V.D nga Odri i Tetovës i caktoi masën e paraburgimit prej 8 ditëve dhe dërgohet në Burgun e Shkupit për të vuajtur paraburgimin. V.D ka xhiruar pacientët dhe personelin mjekësor në një nga repartet dhe drejtpërdrejtë e ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” – thonë nga SPB Tetovë.

Para se të privohet nga liria, rastin e ka paraqitur Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela, I cili gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se të dyshuarit I ndërpritet marrëdhënia e punës në këtë spital.

“Shprehim keqardhje për rastin në Spitalin e Tetovës. Dua t`ju informoj se unë si Drejtor e denoncova rastin në stacionin policor. Në bisedë me Ministrin, unë dhe drejtori organizativ morëm vendimin për të ndërprerë marrëdhënien e punës për këtë person, për shkak se ka shumë shkelje gjatë orarit të punës” – deklaroi Pëllumb Vela.

Rasti në fjalë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kurse është dënuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë I cili gjatë ditës së djeshme qëndroi në Tetovë, por edhe nga Oda e Mjekëve prej ku thanë se organet e kësaj Ode do të mblidhen për të shqyrtuar rastin dhe për të marrë masa adekuate. /KlanMacedonia/

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share