Shoferët të kenë kujdes, në disa rrugë ka mjegulla – Pamje nga autostrada Shkup – Tetovë

Komunikacioni në rrugët shtetërore të vendit zhvillohet pa ndërprerë në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, njofton Klan M.

Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 50 metra ka në Shkup, Tetovë, Manastir, Prilep, Kërçovë dhe Makedonski Brod, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në akset rrugore Hipodrom-Petrovec dhe në rajonin e Vardarit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share