Azir Aliu publikon raportin: Mbi 129 mijë të punësuar në sektorin publik

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu sot  prezantoi raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik për vitin 2022.

“Numri i të punësuarve në sektorin publik deri më 31 dhjetor 2022 është 129.374 persona.  Ata kryejnë angazhimin profesional në gjithsej 1.354 institucione.  Numri i institucioneve krahasuar me vitin 2021 është rritur për 8. Nga gjithsej 1.354 institucione, 60% janë në nivel lokal dhe 40% në nivel qendror.  Numri më i madh, gjegjësisht 533, janë nga veprimtaria e arsimit, punës sociale 125, kulturës 121. Krahasuar me raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur për 2.714”, theksoi ministri Aliu.

Nga numri i përgjithshëm, 18.909 persona kanë qenë të punësuar në Ushtri, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Agjencinë e Inteligjencës dhe Drejtorinë e Policisë Financiare.  Përpos shifrave, për këto punëtorë në Raport nuk janë paraqitur analiza të tjera të detajuara për arsye ligjore dhe sigurie. Përpunimi dhe prezantimi i detajuar i të dhënave është kryer për 110.465 punonjësit e mbetur.  Përqindja më e madhe e të punësuarve në sektorin publik janë në fushën arsim me 34%, më pas në shëndetësi 18%, administratë 13%, punë komunale 9%, punë sociale 7%, pushteti lokal 5%, transport dhe kulturë me nga 3% etj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç theksoi ministri Aliu, sipas këtij raporti, në organet e administratës shtetërore janë të punësuar gjithsej 14.531 persona, që paraqet 13% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik.  Krahasuar me të dhënat në Raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në administratën shtetërore është ulur për 771 persona.  Vetëm nga ministritë në vitin e kaluar numri i të punësuarve është ulur me 302 persona. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe ky raport tregon se numri më i madh i të punësuarve në sektorin publik janë femra, edhe atë 56,29%, për dallim nga meshkujt, të cilët janë të përfaqësuar me 43,71%.

Mosha mesatare e të punësuarve është 46.03 vjeç, dhe në krahasim me Raportin paraprak për vitin 2021, vërehet rënie e parëndësishme e moshës mesatare të punonjësve.

Sa i përket përfaqësimit etnik, më 31 dhjetor 2022, gjendja ka qenë si vijon: 110.465 të punësuar, prej të cilëve 78.833, gjegjësisht 71.36% janë maqedonas, 23.855 gjegjësisht 21.60% janë shqiptarë, 2.675 gjegjësisht 2.42% janë turq, 1651 gjegjësisht 1.49% janë romë, 1542 përkatësisht 1.40% janë serbë, 813 gjegjësisht 0.74% janë të tjerë ose nuk janë deklaruar, 569 gjegjësisht 0.52% janë boshnjakë dhe 527 gjegjësisht 0.48% janë vlleh.

Ministri Aliu po ashtu ka bërë të ditur se në vitin 2022 ka rënie të numrit të doktorëve të shkencave dhe magjistrave, ndërsa është rritur numri i të punësuarve me arsim fillor. Më shumë se gjysma, gjegjësisht 55,85% e të punësuarve në sektorin publik kanë të paktën arsim të lartë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share