Shkupi ‘pushtohet’ nga mjegulla (Video)

Sot në mëngjes do të ketë mjegull në drejtimin rrugor Shkup – Petrovec dhe përgjatë, ndërsa dukshmëria është deri në 50 m.

Siç njoftoi Lidhja Auto Moto, trafiku në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet në kushte dimri, në rrugët kryesisht të lagështa.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share