MERR PJESË EDHE DIPLOMATI AMERIKAN XHEJMS O`BRAJAN
Shkupi, më 21 dhe 22 janar do të jetë nikoqir I takimit të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE-ja” dhe takimit të liderëve për Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Të dielën më 21 janar në Shkup do të nënshkruhen protokollet për qasje të lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur, një nismë që bashkon Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.
Nikoqir I takimit do të jetë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kurse do të marrin pjesë Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, I Kosovës, Albin Kurti, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryesuesi me Këshillin e Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq si dhe Drejtori I Drejtoratit të KE-së për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Gert Jan Kopman.
Paralajmërohet edhe prania e Ndihmës/Sekretarit Shtetëror Amerikan për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O`Brajan, përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për bashkëpunim rajonal, CEFTA-s dhe Forumit Investues të Odave nga Ballkani Perëndimor, USAID-i si dhe disa institucione ndërkombëtare financiare. /KlanMacedonia/