Gjendja në pikat kufitare në Maqedoni

LAMM njoftoi se për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin “Bogorodicë” pritjet për dalje nga vendi janë rreth 30 minuta, përcjell KlanM.

Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMI.

Sipas LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është rritur. Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share