Shkupi mund të mbetet pa transport publik, të punësuarit në NQP Shkup paralajmërojnë ndalesë të punës

Autobusët e NQP Shkup mund të ndalojnë së qarkulluari. Sindikata pranë kësaj ndërmarje paralajmëroi kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska dhe menaxhmentin e ndërmarrjes se nëse deri në orën 14 nuk paguhet paga e shtatorit, autobusët e NQP-së nuk do të dalin nesër në rrugët e Shkupit.

“Ne i kryejmë detyrat në kohë çdo ditë, por nuk mund të drejtojmë apo të servisojmë automjete kur jemi të uritur. Situata është e keqe, ne nuk kemi marrë rrogë dhe e dimë që na presin muaj të vështirë dimri, prandaj themi në këtë mënyrë që të kërkojmë që pagat të paguhen sa më shpejt, jo vetëm tani, por edhe japin para për muajt e ardhshëm. NQP nuk ka para, ne varemi nga qyteti i Shkupit. Nëse qyteti nuk na gjen para, ne nuk do të vozisim dhe Shkupi do të mbetet pa transport publik. Veturat e Zjarrfikësve nuk do të ketë kush t’i riparojë që para disa muajsh dhe ky është obligim ynë”, thotë Micko Stojanovski, kryetar i organizatës sindikale në NQP “Shkup”.

Sindikatat përfaqësuese i kanë dërguar mesazh menaxhmentit të qytetit të Shkupit dhe Qeverisë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share