Shkupi mbetet i paralizuar, vazhdon bllokada e transportuesve privat

Për të tretën ditë me radhë, transportuesit privatë vijojnë protestat e tyre përmes bllokadës në disa prej udhëkryqeve kryesore të kryeqendrës.

Sipas deklaratave të tyre të mëhershme, ata nuk do t’i largojnë autobusët derisa Qyteti i Shkupit të shlyej borxhin ndaj tyre. Nga ana tjetër autoritetet e qytetit, njoftojnë se sot do të ketë thirrje të re publike për autobusët privatë të linjave me numër 20 dhe 22.

Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Arsovska nuk dolën me qëndrim lidhur me protestat dhe kërkesat e transportuesve privat gjatë këtyre dy ditëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share