“Shkupi 2014” – Prokuroria paralajmëron detaje të reja

Prokuroria Publike e Maqedonisë se Veriut ka paralajmëruar për sot konferencë për media, për të njoftuar rreth lëndës që ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, informon KlanM.

Konferenca do të mbahet prej orës 13, ndërsa siç thuhet në njoftim, rastin për “Shkupi 2014” që dikur ishte nën kompetenca të ish Prokurorisë Speciale, tani e ka marrë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka marrë juridiksionin e çështjes pas shpërbërjes së prokurorisë publike për ndjekjen e krimeve të ndërlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e monitorimit të paligjshëm të komunikimeve. Me vendim të Prokurorit Publik të RMV-së, me rastin ka vazhduar të veprojë prokurori publik Ljubomir Lape, i cili do t’ju njoftojë me procedurën”, thonë nga Prokuroria Publike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share