PARALAJMËROJNË RADIKALIZIM TË PROTESTAVE NËSE NUK MARRIN PARATË
Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë dhe pronarë të autobusëve nga transportuesit privatë të “Slloboda prevoz”-it dhe “Mak-ekpres”-it në Shkup bllokuan anën e djathtë të bulevardit “Ilinden”, për shkak të borxhit të papaguar nga ana e NQP “Shkupi” e cila administrohet nga Qyeti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit tashmë ka ndërprerë kontratën me dy kompanitë private. E kjo ndërprerje ka ardhur si rezultat I ankesave, sic thonë nga Komuna, e qytetarëve se autobusët nuk janë funksional dhe janë të papastër, por ekipi ynë i televizionit Klan Maqedoni, përmes xhiros në disa autobusa konfirmoi se, të njëjtit, janë në gjendje të rregullt sa I përket higjienës, ulseve dhe pjesët tjera brenda autobusëve.
Shoferët paralajmërojnë protesta më të rrepta nga e hëna, me bllokim të rrugëve, nëse nuk marrin përgjigje gjatë fundjavës për atë se si dhe kur do t’ju shlyhet borxhi. Ndrëkohë derisa po zhvillohej protesta, trafiku në qytet përjetoi një kaos për shkak të protestës dhe aktivitete ndërtimore që po realizohen në disa rrugë kyçe. /KlanMacedonia/