Aksident tragjik në Veleshtë të Strugës – Humb jetën një 21 vjeçar

Një aksident tragjikka ndodhur mbrëmjen e kaluar pak minuta pas mesnate në fshatin veleshtë të Strugës. Në hyrje të fshatit, 21 vjeçari nga i njejti fshat e ka humbur kontrollin e automjetit që po e drejtonte dhe ka dalur jashtë rrugës, përcjell Klan Macedonia. Nga përplasja, shoferi 21 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, të cilave për fat të keq nuk ka arritur t’u mbijetojë.
“Më datë 14.05.2023 rreth orës 00:50 në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë, A.O.(21) nga i njëjti fshat, duke drejtuar veturën e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin dhe është larguar jashtë rrugës. Në vendin e aksidentit, shoferi pëson lëndime të renda, ndërron jetë nga plagët e marra dhe nga ana e mjekut të spitalit në Strugë konstatohet vdekja. Në vendngjarje është kryer këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekipi i NjPB Strugë”, thonë nga MPB./KlanMacedonia
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share