Kuvend: Nis sezoni – deputetët kthehen ”të lodhur” nga pushimi

OPOZITA BOJKOTOI TAKIMIN KOORDINUES, POZITA BËN THIRRJE PËR SJELLJE KONSTRUKTIVE

Pushimet nuk iu ndihmuan Deputetet që ti kthehen me energji pozitive punës. Koordinimi i grupeve parlamentare me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, u mbajt pa përfaqësues të VMRO DPMNE-së dhe përfaqësues të “Levicës”. Prej nesër do të vazhdojnë me punë komisionet. Komisioni i zgjedhjeve dhe emërimeve do të duhet të debatojë për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, raporton Klan M.

E seanca e parë plenare për muajin e ardhshëm është e paraparë për më 14 shtator. Pas takimit koordinues para mediave doli të flas vetëm Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. Ai shpreson se në vazhdim, do të ketë qasje konstruktive nga ana e opozitës, duke i pas parasysh të gjitha krizat me të cilat po përballohet vendi dhe bota.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”I bëj thirrje opozitës që ti mësoj leksionet nga e kaluara dhe në vend të bllokadave të sillet në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme sepse kjo është në interes të qytetarëve. Në vend të bllokadave pasive dhe aktive, zvarritje të seancave plenare dhe seancave të komisioneve, sharje dhe ofendime ndaj kolegëve, na duhet Kuvend funksional dhe efikas” – deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i LSDM-së.

Problem tjetër që nuk u zgjidh para pushimeve është edhe Komisioni për politikë të jashtme. Edhe pse procedura është protokollare dhe ambasadorët e emëruar vetëm se duhet të shpalosin para deputeteve dhe opinionit vizionin për mandatin e tyre, Kryetar i Komisionit, Antonio Milloshoski, nuk po e thërret seancën. Përveç ambasadorëve, në këtë komision duhet të kalojnë edhe disa marrëveshje që janë nënshkruar në kuadër të Open Ballkan. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share