QYTETI I SHKUPIT: PËR 20 DITË DO TË DIHET FATI I URËS
Ura bellasica që gjindet afër stacionit të trenit në Shkup vijon të mbetet e pasigurtë për qytetarët. Nga qyeti i Shkupit thonë se brenda 20 ditëve do të dihet se çfarë masash apo veprimesh do duhet të merren për këtë urë.
Po i ndalojnë qytetarët që të mos kalojnë këtu pasi kjo paraqet rrezik për ta.
Por gjithsesi qytetarët gjejnë menyrën për të kaluar, edhe pse polic dhe shenjat tregojnë se nuk duhet kaluar uren ”Belasica” që gjindet afër stacionit të trenit në Shkup.
“Ka gati një javë që kjo urë është e mbyllur, e kjo shkaktonë telashe të madhe për qytetarët mbase edhe një rrëmuj të madhe në komunikacion”.
Qytetaret janë skeptik se ura do të rregullohet së shpejti.
“Të gjitha anët janë të bllokuara, nuk kemi nga të shkojm e për uren nuk do bëhet asgjë kjo do të zgjasë me vite”, tha një qytetar.
“Nuk kemi çfarë të themi urra është e djegur tërësisht dhe se çfarë do të ndodhë më andej do të shohim”, tha një qytetar.
E për këtë drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov thotë që deri tani ende nuk kanë arritur që ta verifikojnë gjendjen.
“Kemi siguruar ekspert për ta konstantuar gjendjen, githçka që mund të themi është se ende nuk e kemi vërtetuar dhe që të mos kemi spekulime mendoj që javën e ardhëshme do të kemi informatë”, tha Stojançe Angellov.
E kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, thotë se nuk ka dëmtim të rëndë të integritetit strukturor të urës.
“Informacionet fillestare thonë se falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, dëmet në objekt kanë qenë minimale dhe nuk kanë sjellë cenim të integritetit strukturor të urës. Për momentin po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta vënë në shërbim urën sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Danella Arsvovska.
Nga qyteteti i Shkupit thonë se brenda 20 ditëve do të dihet nëse dhe çfarë rehabilitimi do të duhet në urën e “Bellasica”, pasi në të fillimisht do të bëhet disa ekspertiza./KlanMacedonia/
Përgatiti: Neal Sejfulla