Bastisje në Sllupçan, gjenden armë dhe municione

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në fshatin Sllupçan është kryer një aksion policor kundër trafikimit me lëndë narkotike dhe armë, përcjell KlanM. Gjatë bastisjes në shtëpinë e 49 vjeçarit, Z.I, nga MPB thonë se janë gjetur armë dhe municione.

“Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pistoleta të markave të ndryshme, shtatë korniza fishekësh, një pushkë pneumatike ‘Ecol’ me optikë për pushkën, rreth 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm 9 mm, 7.62 mm dhe 6.35 mm, 64 raketa piroteknike. Z.I. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal në PTHP Kumanovë”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share