Shkup-Tetovë, aksident i frikshëm | Mercedesi “merr me vete” pemët dhe anësoret në autostradë

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup – Tetovë, informon KlanM.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Maqedoni, një automjet i tipit Mercedes, siç duket ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

Përvec anësoreve, automjeti duket se ka goditur edhe disa nga pemët në vijën ndarëse mes korsive, që e bën edhe më të rrezikshëm aksidentin.

Nuk ka ende informata rreth fatit të drejtuesit të automjetit apo edhe nëse ka pasur udhëtarë të tjerë.

Policia është në vendngjarje dhe po rregullon trafikun, ndërsa detaje, pritet të jepen gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share