Shkup: Takim ministror i vendeve SHBA – Karta e Adriatikut

PETROVSKA: SIGURIA E NJË KOMBI LIDHET ME SIGURINË E TË GJITHËVE

Tema aktuale nga fusha e mbrojtjes, bashkëpunimi rajonal përmes dialogut të përforcuar midis vendeve të rajonit, kontributi i përbashkët të vendeve të Kartës së Adriatikut në misionet e paqës dhe operacionet e NATO-s, si dhe organizimi i trajnimeve dhe manovrave të përbashkëta, ishin temat e takimit të 20 jubilar të vendeve anëtare të SHBA – Karta e Adriatikut.

Suksesi i SHBA – Karta e Adriatikut është i dukshëm, për shkak se integrimi i katër vendeve të Kartës në NATO, në masë të madhe ka rritur sigurinë dhe ka përforcuar bashkëpunimin rajonal – ka deklarur Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska në hapjen të takimit të 20 jubilar të vendeve anëtare të SHBA – Karta e Adriatikut.

“Pejzazhi gjeopolitik ndryshon shumë shpejt, kurse kërcënimet me të cilët përballemi janë dinamike dhe të ndërlikuara. Në këtë kohë të sfidave, imperativi është ta njohim ndërlidhjen e ndërsjelltë për sigurinë tonë. Siguria e një kombi lidhet me sigurinë e të gjithë neve” – tha Slavjanka Petrovska.

Në takim marrin pjesë, Ndihmës-Sekretarja e SHBA-së për çështje ndërkombëtare të sigurisë, Selest Valander, Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, I Malit të Zi – Dragan Krapoviq, Zv/Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës, Slaven Galiq, përfaqësuesi kroat në Ministrinë e Mbrojtjes – Igor Gabriq, kurse nga vendet mbikqyrëse Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, përfaqësuesi serb Nemanja Staroviq dhe ai slloven Aljosha Selan.

SHBA – Karta e Adriatikut është themeluar më 2 Maj 2003 në Tiranë si Iniciativë për bashkëpunim në mbrojtje të tri vendeve – Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2023 me këtë Kartë kryeson Maqedonia e Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share