21 VOZITËS NËN EFEKTIN E ALKOOLIT NË TERRITORIN E SHKUPIT
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të aksionit në zonat e qarkullimit rrugor.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 gjoba, nga të cilat 78 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 31 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 21 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dhe 8 sanksione për mosmbajtje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë vendosur 15 sanksione për përdorim të celularit, 16 sanksione për automjete të paregjistruara, tetë sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur apo semafor të kuq, tetë sanksione për moslejimin e rrugës për këmbësorët, dhe shtatë sanksione për shofer fillestar theksojnë nga MPB.
MPB gjithashtu kanë informuar së edhe gjatë mbrëmjes së kaluar janë kryer kontrolle për vozitës nën ndikim të alkoholit ku janë shqiptuar edhe sanksione.
Mbrëmjen e kaluar në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 04.00 në territorin e Shkupit janë kryer kontroll i intensifikuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sanksionuar ligjërisht 21 drejtues mjetesh. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 20 shkelje të tjera shprehen nga MPB.
Nga MPB thonë së kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritët sigurina në komunikacion dhe kështu do të kontribuohet për rrugë më të sigurta./KlanMacedonia/