Shkup: Punonjësit e Higjienës kërkojnë të drejtat e tyre!

Drejtorja kërcënon me largim edhe të 200 punonjësve tjerë

 

“Le të mendojnë për familjet e tyre, le të mendojnë për bukën, le të mos i mbrojnë ata të cilët i mbrojnë. Jam shumë serioze, kur kam mundur t’i vendos në tabelën e shpalljeve ato 10 veta, dhe kam ngritur kallëzim penal, asgjë nuk do të me ndaloje që edhe 200 tjerë ti vendos aty”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këto fjalë Drejtorja e Higjienës Komunale, Kosana Mazneva, i ka kërcënuar punëtorët e kësaj ndërmarrje të cilët në shenjë revolte për largimin e disa kolegëve të tyre mbrëmjen e kaluar kanë ndërprerë punën dhe protestojnë para hyrjes së këtij institucioni, njofton KlanM.

Të rikujtojmë se gjatë gushtit dhe nëntorit Mazneva kishte largur 112 punëtorë nga puna, me arsyetimin se nuk janë të rregullt në punë. Pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë.

Fuat Shaqiri i vetmi i punësuar në familjen e tij, siç njofton KlanM, pas 10 vitesh angazhim për të mirëmbajtur higjienën e qytetit thotë se pa ndonjë arsye është larguar nga puna.

“Të enjten më thanë që nuk je në punë, nuk ka arsye, nuk e di perse, që 10 vite jam i punësuar, edhe unë kam familje e arsyen nuk e di as vetë. Vetëm nga kjo punë varet familja ime, i kam tre fëmijë dhe vetëm unë jam i punësuar.( 2:12 )Unë do largohem prej punë, nëse nuk ka nevojë HK për mua do largohem një, por nuk është një, janë 120 as listën nuk e kemi, para tre muajve 160 sot 140 as listën nuk e kemi nuk e di sa janë saktë”, thotë Fuat Shaqiri, punëtor i larguar nga HK.

Edhe Rexhep Miftari i cili ishte në përkrahje të kolegëve të tij i cili për 17 vite është i punësuar në këtë institucion, nuk e dinë arsyen e largimit të kolegëve të tij.

“Më e keqja e të keqes është se e kanë larguar kryetarin e sindikatës së HK, para një jave kishim të njëjtën revoltë dhe me kryetarin Deli Dardhishtën kishim kërkesa për rritje të pagave minimale, stazh me benefit, pagesën e rrugës dhe bukës dhe kushtet elementarë të bukës. Dhe drejtoresha pati një afat të na japë përgjigje. E vetmja përgjigje që morëm është se nuk janë në punë sindikata me shtatë kolegë tjerë”, tha Rexhep Miftari, punëtor i HK.

Në përkrahje të kolegëve, siç njofton KlanM, ishte edhe Vllado Gjorgjievski i cili është në prag të pensionimit.

“Ne duam të shkojmë në Evropë, por në Evropë kjo punë është e paguar, këtu tek ne është katastrofë, dhe tani dëgjoj se do të na largojnë nga puna nëse nuk dalim në punë. Kjo punë kërkon stazh me benefit pasi ne punojmë me kemikate, me helm punojmë, në shi, në erë. U deshtë këtu të jetë drejtoresha dhe kryetarja e komunës por askush nuk erdhi sikur nuk ekzistojmë”, thotë Vllado Gjorgjievski, punëtor në HK.

Punëtorët e Higjienës Komunale, siç njofton KlanM, kërkojnë negociata për rritjen e pagave, t`u paguhet e ashtuquajtura K-15 dhe stazh pune me benefite. Sipas tyre nëse nuk merren parasysh këto kërkesa do të organizojnë edhe protesta. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share