Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez

LSDM: DËNOJMË ÇDO PËRPJEKJE PËR DESTABILIZIM – VMRO DPMNE: JO ASIMILIMIT –

Propozimi francez vijon të kundështohet nga opozita maqedonase e cila tashmë për ditë me rradhë proteston para godinës së Qeverisë. Protesta e mbrëmshme ishte më e tensionuar për dallim nga ditët tjera ku protestuesit hodhën vezë e gjësende në drejtim të godinës së Qeverisë dhe Kuvendit, me çrast lënduan 4 zyrtarë policor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rreth orës 20.30 disa nga pjesëmarrësit e protestës kanë shkuar në ndërtesën e Kuvendit ku kanë hedhur sende të forta në godinën e Kuvendit dhe ndaj kordonit të policisë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar katër policë të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit për dhënie të ndihmës mjekësore” – thonë nga MPB.

Për LSDM protesta e djeshme që provokoi dhunë shfaq fytyrën e vërtetë të VMRO DPMNE-së dhe të Majtës. Socialdemokratët zotohen se nuk do të lejojnë të pësëritet 27 Prilli.

“LSDM dënon ashpër dhunën dhe tentativën që përmes veprimeve destruktive dhe të dhunshme të krijoj tensione në vend, ndarje të reja dhe përçarje që të bllokoj gjithë shtetin. Kjo është fytyra e vërtetë dhe qëllimi i vërtetë i koalicionit anti-evropian të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës proruse” – tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

Dhjetra qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë nën çadra para qeverisë. E nga obori i Qeverisë, VMRO DPMNE sërish i bëri thirrje shumicës që ta refuzoj propozimin.

“Propozimi të cilin Qeveria e Kovaçevskit e pranon është i papranueshëm për Maqedoninë e Veriut. Propozimi është ulitimatum që përmban të gjiitha kërkesat bullgare. Dhjetra mijëra qytetarë çdo ditë e thonë qëndrimin e tyre, jo ultimatumit” – deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Thirrje masive për protestë bëhet edhe për sonte. Në njoftimin e organizatorëve thuhet se protesta do të filloj nga Qeveria ndërsa do të kaloj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe para Kuvendit. Në të tre këto insititucione policia ka pëforcuar masat e sigurisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share