Shkup, përleshje mes dy familjeve në hasmëri – 4 persona përfundojnë me lëndime

Një përleshje ka ndodhur një ditë më parë mes dy familjeve në hasmëri me njëra tjetrën në Shkup. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se nga përleshja janë lënduar 4 persona.

“Më datë 02.08.2023, nëpunësit policorë të SPB Shkupi kanë arrestuar S.F.(38) dhe S.N.(31), që të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se në një parcelë në bulevardin “Brigada maqedonase-kosovare” në Shkup kanë marrë pjesë në një përleshje fizike ndërmjet dy familjesh – fqinjë, në të cilën është përdorur armë dhe mjete të mprehta, ku me lëndime nga arma ka mbetur M.I. dhe një fëmijë, ku me lëndime nga mjete të mnprehta ka përfunduar Sh.I.(22) dhe S.I.(27)”, njofton MPB.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” ku u është dhënë trajtimi mjekësor, ndërkaq ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share