AJSHE AVDIU: SHUMICA E FEMRAVE INVESTOJNË NË ÇANTA NDËRSA UNË NË PJESË TË VETURAVE”
Kështu tingëllon zëri i veturës se Ajshe Avdiut, e cila ishte pjesëmarrëse me veturën unike amerikane “Dodge Challenger” në garat automobilistike “Extreme Power City” që për të katërtën herë mbahet në Shkup, njofton KlanM.
Ajshja është nga Haraçina kurse jeton dhe vepron në Zvicër.
Derisa shumë vajza investojnë në botoks, silikone, çanta e bizhuteri, Ajshja pasion i ka veturat.
“Unë ka dy vite që merrem me këtë sport, çdokush e ka një pasion, dikush ka motorët, dikush muzikën mirëpo unë ia kushtoj vetes kohën me veturë, këtu jam vetëm për shoë, për tuning, pastaj do jem edhe në gara të shpejtësisë” – tha Ajshe Avdiu, pjesëmarrëse në garë.
E sa është e sigurte nëse vozitemi me ty?
E kështu tingëllon zëri i veturës “Audi S3”, për të cilën Burhani thotë se ka fituar shumë çmime për zërin dhe dizajnin unik. Ai, sic njofton KlanM, thotë se në këtë veturë ka investuar mbi 9.000 euro. Pret që edhe sot të merr ndonjë çmim në panairin “Extreme Power City”.
“Gjitha vet i kemi bërë, Çfarë sheh në këtë veturë të gjitha vet janë bërë, dritat brenda, Rolls Roys, timoni është i TT-së, enterieri është vet i S3, të gjithë këtë zbukurim janë që po shëtisim nëpër Evropë” – tha Burhan Ali, kryetar i Çair tuning team.
E sa kohë të ka marrë që ta rregullosh kështu?
Diku 1 vit e gjysmë.
Sa kushtoi?
Diku 9.000 euro të mira vetëm dizajni e mos flasim për pjesët që janë shumë të shtrenjta.”
E organizatori i këtij panairi, sic njofton KlanM, tha se në këtë prezantim ka mbi 300 pjesëmarrës të cilët garojnë për çmime në kategori të ndryshme.
“Kjo është hera e parë që organizohet në këtë parking, sepse na u desh hapësirë më e madhe sepse ka më shumë pjesëmarrës dhe më shumë inovacione dhe shumë mysafir nga i gjithë Ballkani, deri tani kanë hyrë mbi 400 vetura, do të zgjas deri në ora 18:00 dhe atëherë do të ndahen edhe 60 çmimet për pjesëmarrësit” – tha Iko Ljubovçeviq, organizator i “Extreme Power City”.
Në këtë manifestim përveç aromës dhe tymit të gomave e veçanta e shfaqjes për të pranishmit, sihariq për vizitorët ishte driftingu me vetura që ofronte një spektakël të vërtetë për të pranishmit. /KlanMacedonia/