Bogovinë: Uji në Pallçisht i papijshëm, banorët në protesta

KËRKOJNË NGA KRYETARI I KOMUNËS QË TË T’I REALIZOJË PREMTIMET

Banorët e Pallçishtit të komunës së Bogovinës protestuan sot duke bllokuar rrugën në hyrje dhe dalje të këtij fshati, në këtë mënyrë shprehen revoltën e tyre pasi siç thonë nuk kanë ujë të pijshëm në këtë fshat.

“Arsyeja e protestës së sotme është se fshati Pallcisht është mashtruar nga komuna e Bogovinës dhe sidomos nga kryetari i komunës Besnik Emshiu, ne vuajmë për ujin, uji është elementi kryesor për mbijetesën e njeriut, ujë nuk kemi. Në korrik, kur u mbajt një tjetër protestë, kryetari i bashkisë tha se është çështje ditësh dhe sot është çështje muajsh, ne vuajmë për ujin” – tha Vullnet Akiki.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Akiki thotë se kanë bërë analizat për këtë muaj dhe sipas tij ka rezultuar se uji fshatit nuk është i pijshëm.

“Punonjësit e ndërmarrjes komunale kanë dalë me deklaratë se uji i Pallcishtit është i pijshëm, analiza e fundit për këtë muaj është se uji nuk është i pijshëm, dikush duhet të përgjigjet për këtë mashtrim. Ne si banorë të fshatit Pallcisht jemi organizuar që kjo protestë të vazhdojë, pas kësaj jave do të dalim në grevë i gjithë fshati, asgjë nuk do të funksionojë në fshatin Pallcisht.” – tha Vullnet Akiki.

Banorët thonë se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa siç thonë të gjendet zgjidhje për ujin e pijshëm, dhe të përmbushen premtimet e bëra nga kryetari i komunës së Bogovinës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share