Shkup: Marsh proteste për Çamërinë

“Komisioni Evropian t’i bëjë thirrje Greqisë të zgjidhë çështjen çame”

Në kuadër të javës çame, sot në Shkup u mbajt një marsh protestues paqësor, njofton KlanM.

Pjesëmarrësit kanë filluar marshimin nga platoja para kalasë dhe kanë përfunduar para objektit të ambasadës greke në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protestuesit, siç percjell KlanM, bën thirrje para ambasadës greke që të ndalojë diskriminimi ndaj çamëve dhe të zgjidhjet çështja e tyre, duke vepruar në bazë të vlerave thelbësore evropiane.

“Një zgjidhje paqësore e çështjes çame, ku shteti grek do të hiqte në fillim ligjin e luftës me Shqipërinë, do të lejonte çamët në grupe të organizuar të vizitojnë varret e të parëve dhe shtëpitë, do të ishin hapat kryesorë që do të ndikonin pozitivisht në psikologjinë e mirëbesimit te dy popujt”, thotë Afan Sherifi  ga Vizioni M.

Ato poashtu, kanë kërkuar që zgjidhja e çështjes së Çamërisë, të ngritet edhe në nivel të institucioneve të BE-së.

“I bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe Kuvendit Evropian t’i bëj thirrje Greqisë, si anëtare e BE-së që të ndalojë diskriminimin etnik dhe fetar ndaj çamëve të cilëve u mohohet çdo e drejtë njerëzore, deri edhe atë vizitë si turistë në Greqi”, tha Sherifi.

Në kuadër të javës çame, siç njofton KlanM, u mbajtën një sërë aktivitetesh, mes tjerash edhe një ekspozitë artistike dhe një koncert, në Sheshin Skëndërbeu në Shkup.KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share