Shkup: Aksident tragjik – humb jetën 24-vjeçarja nga Shqipëria

MPB: AKSIDENTOHET MAKINA “AUDI” ME TARGA TË SHQIPËRISË

Pjesë të mbetura të makinës së aksidentuar, policë që siguronin vendngjarjen – ishin pamjet në vendin e aksidentit ku ndërroi jetë një 24-vjecare nga Shqipëria.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llaskarcë të Shkupit. Në këtë pjesë të autostradës Tetovë – Shkup, ka ndodhur edhe akisenti tragjik I autobusit të “Durmo Turs” që mori 16 viktima.

Ndryshe, sipas pamjeve, siç njofton Klan M, vetura ka humbur kontrollin në autostradë dhe ka rënë në këtë pjesë që shfytëzohet si rrugë dytësore Tetovë – Shkup dhe anasjelltas.

”Ky është vendi ku ka ndodhur aksidenti me pasoja fatale për një 24-vjecare nga Shqipëria. Automjeti me targa të Shqipërisë, duke thyer gardhin, ka rënë nga autostrada në këtë vend që ka rezultuar që 24-vjecarja të merr lëndime fatale për jetën”

Rasti në fjalë është evidentuar edhe në buletinin e MPB-së.

“Më 28.11.2023 në orën 14.00 në SPB – Shkup është denoncuar se në autostradën “Nënë Tereza” nga Tetova për në Shkup, në afërsi të f.Llaskarcë të Shkupit, një automjet “Audi” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga 40-vjeçari V.M, shtetas Shqipërisë, ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë 24-vjeçarja me iniciale E.T nga Shqipëria, kurse mjeku i Ndihmës së Parë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup, ka marrë vozitësi V.M” – thonë nga MPB.

Ndryshe, 24-vjeçarja Evantia Tavo, që ka ndërruar jetë në këtë aksident, është vajza e ish-deputetit të Shqipërisë, Vangjel Tavo. Lajmi është bërë i ditur edhe nga vetë ish-deputeti.

Në një postim emocionues nëpër rrjetet sociale, ish-Deputeti ka njoftuar se varrimi I saj bëhet më 30 nëntor në Gjirokastër. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share