Mushkolaj kritikon qasjen e VLEN-it: Qeverisja duhet të jetë për të gjithë etnitë e vendit

I ftuar në emisionin Debat Plus, analisti politik, Imer Mushkolaj, ka adresuar çështjen e diversitetit politik dhe të përfaqësimit në Maqedoni. Ai ka pyetur se përse duhet të shihet si problem fakti që një kllaster politik përfshin edhe partitë turke, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërave të të gjitha komuniteteve, përfshirë romët dhe turqit, në qeverisjen e vendit.

Mushkolaj ka vënë në dukje se në fushatat zgjedhore, opozita shqiptare VLEN ka përmendur diversitetin si një vlerë të shtuar, por ka shprehur shqetësimin se qasja e koalicionit mund të jetë e kufizuar vetëm në çështjet shqiptare. Ai ka theksuar se një qeveri duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët e saj, jo vetëm një grup të caktuar, dhe se një qasje e tillë e ngushtë është e gabuar.

“Ku është problemi pse kllasteri tjetër siq po e qauni ju ka edhe parti turke, cafrë ka të keqe këtu. Pa marrë parasysh ju nëse vini në pushtet duhet të dëgjoni jo vetëm problemet e shqiptarëve por edhe të romve dhe të turqve. Ju kam dëgjuar edhe nëpër fushtat zgjedhore zoti Aliu duke i përmendur këto si vlerë e shtuar, thoni që ne jemi katër parti politike dhe pikë. Çfar do të thotë kjo?
Ju keni qenë ministr i të gjithë qytetarëve në Maqedoni jo vetëm i shqiptarëve, kjo çështje më shqetëson qasja që e kni ju se duhet të kemi kujdes vetëm për shqiptarët, po të jetë kështu është gabim”, tha Mushkolaj./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share