Të paktën 54 persona u konfirmuan të vdekur si pasojë e uraganit Ian, nga viktimat 47 janë në Florida, katër në Karolinën e Veriut dhe tre në Kubë.
Më shumë se 1,000 njerëz u shpëtuan nga zonat e përmbytura vetëm përgjatë bregut jugperëndimor të Floridës, tha Daniel Hokanson, gjeneral dhe kreu i Gardës Kombëtare.
Në Washington, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe gruaja, Jill Biden do të udhëtonin për në Florida të mërkurën.
Pos viktimave, dëme të mëdha u shkaktuan në infrastrukturë, duke filluar nga shkatërrimi i shtëpive, rrugëve dhe rrjetit të energjisë elektrike, shkruan CBC.