Fëmijët e çuan bombën në shtëpi, 15 viktima në Kongo

Ata po përpiqeshin të kuptonin se çfarë ishte, kur pajisja shpërtheu!

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në Kongon Lindore pasi disa fëmijë kishin çuar në shtëpi një bombë të cilët e trajtuan si ‘lodër’. Siç raportojnë mediat e huaja, fëmijët e gjetën atë pranë një peme të vajit të palmës në fshatin Kyangitsi në territorin e Masisi.

Ata e morën dhe e ia çuan prindërve, kur papritmas ajo shpërtheu duke vrarë gjithë familjen, por edhe disa persona aty pranë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Burimet lokale raportojnë se shumica e atyre që humbën jetën ishin gra dhe fëmijë, ndërsa kanë mbetur dhe dy të plagosur.

Ky rajon në fakt dy javët e fundit ka qenë një ‘zonë e nxehtë’ për shkak të konflikteve midis grupeve të armatosura për kontrollin e fshatrave.

Përleshjet kanë shkaktuar panik tek vendasit, duke bërë që shumë të largohen.

Pikërisht prej këtyre përplasjeve, zona është e mbushur me pajisje të shumta shpërthyese.

Banorëve u kërkohet të jenë jashtëzakonisht vigjilentë dhe të mos prekin mjete shpërthyese nëse hasin një të tillë dhe të lajmërojnë menjëherë autoritetet./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share