Shkon në 40 numri i viktimave nga përmbytjet në Brazil

Dhjetëra njerëz rezultojnë ende të zhdukur, Guvernatori i Sao Paulos ka lëshuar fond prej 1.5 milion dollar për të ndihmuar autoritetet

Ka arritur në 40 bilanci i atyre që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në shtetin Sao Paulo.

Dhjetra njerëz reultojnë ende të zhdukur dhe ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet dhe shpresat po zbehen për të nxjerrë persona të gjallë që janë bllokuar nën baltë nga rrëshqitjet e dheut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë lagje të tëra nën ujë, autostrata të përmbytura si dhe mbeturina të përhapura në disa qytete. Festimet e karnavaleve janë anuluar në një sërë qytetesh. Qindra persona janë zhvendosur dhe evakuuar.

Guvernatori i shtetit Tarcísio de Freitas ka lëshuar ndihmë prej 1.5 milion dollarëve për të ndihmuar autoritetet të përballojnë fatkeqësinë. Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, vizitoi zonat e prekura dhe u zotua të mbështesë rindërtimin, por u shpreh se është e rëndësishme që njerëzit të mos ndërtojnë më shumë shtëpi në vende që ku ka erozion pasi rrëshqitjet e dheut mund të marrin akoma më shumë jetë.

Në disa zone bregdetare priten reshje të tjera të dendura shiu, të cilat rrezikojnë të përkeqësojnë edhe më shumë kushtet për ekipet e emergjencës. Porti më i madh i Amerikës Latine në Santos u mbyll gjithashtu pasi shpejtësia e erës tejkaloi 55 km/h dhe dallgët u ngritën në mbi një metër.

Vitin e kaluar, shiu i rrëmbyeshëm në qytetin juglindor të Petropolis në Brazil vrau më shumë se 230 njerëz.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share