QATIP OSMANI: FITORE PËR TË RIKTHYER ATMOSFERËN POZITIVE
Me ndeshjen Shkëndija – Makedonija Gj.P, që zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, hapet sipari i javës së 30-të në Ligën e parë. Katër takimet tjera zhvillohen të delën me fillim në ora 16:00.
Të shtunën, Shkëndija e Tetovës sërish përballet me Makedonija GJ.P. Skuadra nga Shkupi nuk kujtohet mirë nga tifozët “kuqezinj”, pasi eliminuan tetovarët nga gjysmëfinalja e Kupës, kurse në pjesën vjeshtore nxorën një pikë në Tetovë.
Trajneri, Qatip Osmani, këtë ndeshje e sheh si të përshtatshme për ta kthyer atmosferën pozitive pas barazimit me Sileksin, por edhe për t`iu hakmarrë skuadrës nga Gjorçe Petrovi.
“Shkojmë në fitore, nuk ka dilemë. Por, ndoshta detyra e parë e jona si staf teknik është ta qetësojmë këtë atmosferë që është krijura dhe sa më të qetë, sa ma të relaksuar të presim këtë lojë” – tha Qatip Osmani.
Katër takimet tjera të xhiros së 30-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Bregalnica – Struga Trim Lum, Pobeda – Skopje, Sileks – Shkupi dhe Tikveshi – Rabotniçki. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani