Messi prek ëndrrën, Kupa e Botës është e tij (VIDEO)

Argjentina ka mposhtur Francën në Finalen e madhe të botërorit. Ky është titulli i tretë si kampione bote i Argjentinës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-0 në të mirë të argjentinasve, me të dy golat që u realizuan në pjesën e parë.

Synimi i madh i skuadrës së Lionel Scalonit për ta fituar këtë ndeshje u pa në fushë që nga minuta e parë duke e dominuar Francën në çdo aspekt,

Goli i parë erdhi në minutën e 23’ kur kapiteni dhe ikona e Argjentinës Lonel Messi realizoi nga penalltia për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Edhe pas golit të parë, argjentinasit nuk u ndalën dhe kërkonin edhe më shumë. Kjo këmbëngulje u shpërblye në minutën e 36’ kur Angel Di Maria realizoi për 2-0 pas një asistimit të bukur nga Mac Allister duke shkuar në pushim me epërsi solide.

Pjesa e dytë nisi më qetë se sa pritej, sidomos nga Franca pasi që i duhej reagim i fuqishëm për të kërkuar të rikthehet në lojë, por organizimi i shkëlqyeshëm i Argjentinës nuk lejonte hapësirë as për lojtarët këmbëshpejtë të Francës.

Por, kjo situatë ndryshoi në 10 minutat e fundit kur në skenë u shfaq Mbappe me dy gola brenda dy minutave (80’ dhe 82’), njërin nga penalltia e tjetrin nga loja e hapur për të barazuar rezultatin duke bërë kështu që ndeshja të shkojë në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Në vazhdimin e parë të dy ekipet treguan lojë të kujdesshme duke mos rrezikuar për të pranuar gol dhe rrjedhimisht u zhvillua një lojë e barabartë.

Por, me të filluar 15 minutëshi i dytë i vazhdimeve, Argjentina sërish u tregua më kërkuese duke e sulmuar Francën dhe kur po zhvillohej minuta e 109’, Lionel Messi i rishfaq sërish në skenë për të shënuar për 3-2.

Por, drama nuk përfundoi. Atë nuk e lejoi sërish Kylian Mbappe që u rishfaq në minutën e 118’ për të realizuar për 3-3 nga penalltia si dhe duke e kompletuar tre golëshin e tij në këtë ndeshje.

Me këtë rezultat përfundoi gjithçka sa i përket lojës së hapur dhe skuadra shkuan në penallti, aty ku më e suksesshme u tregua Argjentina duke fituar me rezultat 4=2.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share